ARTAN FUGA/ Listat e hapura? Gjysëm të hapura, çerek të hapura, trecerek të hapura?

Ndaje

Listat e hapura? Gjysëm të hapura, çerek të hapura, trecerek të hapura?

Cfarë talljeje me elektoratin?

Pse çfarë janë partitë, ish kryeministri i vititit 1981, që të vrasin veten?

Listat e hapura në 31 korrik është njësoj si të zbulohet atë të ditë vaksina kundër covidit. Po kaloi ndryshimet kushtetuese shumica, pastaj i thotë opozitës : A je mirë me shëndet?

Prandaj lidershipet e partive në rastet më të mëdha do të kenë prirjen që:

E para, që h, x, y, z, të jenë të gjithë njësoj, pra shumë të besuarit e tij. Pra, cilido nga ata që merr vota më shumë, për besnikërinë ndaj grupit të mos dallohet nga të tjerët. A do të hyjë Mira, Flutura, Zeqineja, Gimi, apo Beni, Trendafili, për partinë duhet të jetë njësoj. Pra, ata duhet të jenë besnikë. Shumë besnikë. Deri në marri! Ndryshe ikni fshini buzët! Qani aty prapa dere!

E dyta, këta të parapëlqyerit e popullit duhet të jenë edhe më besnikë se ata që kryetari i ka përcaktuar me listë, se kush është i pari dhe kush është i fundit. Pra, h, x, y, z, nuk do të jenë aspak personalitete të pavarura, figura të shoqërisë civile etj. Pse? Sepse duke marrë votat drejtpërdrejt nga elektorati, nëse do të ishin figura jopolitike, ata do të kishin rrezik të “hidhnin vickla” pasi të zgjidheshin me pretendimin: Ne kemi marrë vota më shumë drejtpërdrejt nga elektorati!!! Pra, kandidatët që do të përcaktohen në radhën e tyre, varësisht nga vota e elektoratit, do të jenë parimisht edhe më militantë sesa të parët që janë pjesa e mbyllur e listës.

E treta, vota që do të shkojë më shumë te secili prej h, x, y, z nuk i ndikon fare votat që merr partia në votime. Pesha elektorale e partisë përcaktohet nga votat e marra nga lista e paraqitur në tërësinë e saj. Votat e elektoratit për h, x, y, z as e ngrenë dhe as e ulin partinë. Ato vetëm përcaktojnë se kush do të jetë njëri para tjetrit midis tyre. Pra, do të ketë thjesht një garë brenda grupit, një rivalitet të egër ndofta midis “vëllezërve ujq”, por jo një ndikim të elektoratit mbi platformën e partisë apo për ta bërë partinë të vijë më pranë elektoratit. Përderisa është kështu h do t’i fusë shkopinj në rrota x, y do t’ia fusi z, e me radhë. Nga kjo partia humbet, prandaj këta që do të përzgjidhen nga populli duhet që të jenë edhe më militantë të heshtur se të tjerët dhe jo figura individuale, me personalitet të pavarur.

E katërta, mundësisht ata që nuk duhet të zgjidhen, por janë në listë, mundësisht të jenë debilë të njohur në atë mënyrë që sapo populli t’i shohi të thotë aman vetëm këta jo, votën shpejt partiakëve. /DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje