Saimir Tahiri reagon per vendimin e Apelit: Edhe ne emer te politikes!

Saimir Tahiri reagon per vendimin e Apelit: Edhe ne emer te politikes!

33
0
Shares
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri komentoi sot vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Ai ka publikuar një pjesë nga vendimi, ku ka theksuar “Edhe “ne emer te Politikes”… Beteja vazhdon”.

Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.

Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Prokuroria është kontradiktore në konstatimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.

Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY