Ndërrojnë jetë dy persona nga koronavirusi, sa raste shënohen brenda 24 orëve

Ndërrojnë jetë dy persona nga koronavirusi, sa raste shënohen brenda 24 orëve

273
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë humbur jetën në vendin tonë duke e çuar në 150 numrin e viktimave nga Covid.

Një 68 vjeçare nga Shijaku, një 60 vjeçare nga Tirana pa sëmundje të tjera. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/306589627358613/?v=306589627358613&notif_id=1596031320422518&notif_t=live_video_explicit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY