Nuk ndalen gjobat ndaj bizneseve, radha e 3 lokaleve në Tiranë

Nuk ndalen gjobat ndaj bizneseve, radha e 3 lokaleve në Tiranë

42
0
Shares

Policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 3 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2.

“Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin me muzikë pas orës 20:00, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit”,-njofton policia.

Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit Sh. K., B. L. dhe B. K., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY