Vodhi disa kuaj në Greqi, arrestohet 65 vjeçari

Vodhi disa kuaj në Greqi, arrestohet 65 vjeçari

276
0
Shares

Policia e Korçës ka arrestuar një 65 vjeçar shqiptar i cili akuzohet për vjedhje kafshësh në shtetin fqinj.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, në vijim të punës për parandalimin e krimeve ndërkufitare, falë shkëmbimit të informacioneve me Policinë greke në lidhje me një shtetas shqiptar, i cili dyshohej se kryente vjedhje të kafshëve të dorës në fshatrat greke dhe më pas i kontrabandonte ato në drejtim të Shqipërisë, organizuan punën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e tij”,-informon policia.

Sipas uniformave blu ndalimi i shtetasi R. K., 65 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, i cili po transportonte në drejtim të Shqipërisë, në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet kufirit të gjelbër, 11 kafshë dore (kuaj), të cilët dyshohet se i ka vjedhur në fshatrat greke.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY