Ndalohej hyrja në stadium, tifozët polakë habisin të gjithë me idenë gjeniale

Ndalohej hyrja në stadium, tifozët polakë habisin të gjithë me idenë gjeniale

44
0
Shares

Mbyllja e stadiumeve për shkak të pandemisë së Covid-19 i ka vënë në lëvizje një grup tifozësh në Poloni që të gjejnë mënyrën për të ndjekur ekipin e zemrës nga afër.

Ata kanë gjetur zgjidhjen që të shikojnë ndeshjet e futbollit, por duke ruajtur me çdo kusht distancimin fizik.

Fansat jane te ekipit Motor Lublin Club Poland. Këta persona morën me qira vinça kran që bashkitë i përdorin për të rregulluar ndriçim në qytete dhe i vendosën jashtë stadiumit për të ndjekur ndeshjen.

Ata i vendosën vinçat kran në një pozicion që të mund të shikonin ndeshjen sikur të ishin brenda në stadium.

Këta persona kanë gjetur zgjidhjen që prej disa muajsh kërkohej nga të gjithë tifozët e futbollit, apo edhe sporteve të tjera.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY