VIDEO/ Dy femije hidhen nga 12 metra lartesi te shpetojne nga flaket

VIDEO/ Dy femije hidhen nga 12 metra lartesi te shpetojne nga flaket

17
0
Shares

Dy fëmijë arritën të mbijetojnë pasi u hodhën nga më shumë se 12 metra lartësi, kur banesa ku ata jetonin u përfshi nga zjarri. Disa persona u mblodhën në fund të ndërtesës duke pritur fëmijët, të cilët ishin pa asnjë zgjidhje tjetër teksa prindërit e tyre i kishin lënë vetëm, duke i mbyllur edhe derën, raporton “Daily Mail”.

Skenat dramatike të dy fëmijëve, njëri 3 vjeç dhe tjetri 10 vjeç, u filmuan të martën në Grenoble të Francës.

Athoumani Walid, 25-vjeç, ishte një nga heronjtë që arritën të mbajnë gjallë fëmijët. Ai shpëtoi dy jetë, por për fatin e tij të keq pësoi një thyerje në krahun e tij të djathtë.

“Pash dy fëmijë që ishin në dritare. Kishte shumë tym, flakë dhe shpërthime. Fëmijët ishin të tmerruar, ndërsa më i madhi bërtiste duke thënë se nuk kishin çelës për derën”, tregon 25-vjeçari.

Menjëherë ka nisur një hetim për shkakun e rënies së zjarrit, si dhe për dy prindërit që kishin lënë të vetëm fëmijët.

Ndërkohë, videoja dramatike, e postuar në Twitter nga Oumsa-Dia është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale, ndërsa Athoumani Walid është kthyer në një hero në Francë.

 

Dy fëmijë arritën të mbijetojnë pasi

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY