Vjosa Osmani: Basha, ze i cmuar kunder ndryshimit te kufijve te Kosoves

Vjosa Osmani: Basha, ze i cmuar kunder ndryshimit te kufijve te Kosoves

67
0
Shares

”Basha dhe PD, zë i çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh”, tha sot Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjate nje konference shtypi ne Prishtine sebashku me kreun e PD, Lulzim Basha.

“Çdokush në Shqipëri duhet të flasë me zë po kaq të qartë.E nevojshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre Kemi patur sukses, kur bashkëpunimi me Shqipërinë ka qenë i sinqertë dhe në linjë me interesin e Kosovës”, tha Osmani.

Nderkaq kreu i PD, Lulzim Basha tha se  dialogu mes Kosoves dhe Serbise ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara. Objektiv i pandryshueshëm i këtij dialogu është njohja reciproke e Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Baaha tha se ndihma më e mirë e Shqipërisë për Kosovën është mbështetje për Republikën, duke respektuar pavarësinë, sovranitetin dhe duke bërë gjithçka për ruajtjen e integritetin territorial të Kosovës.

Ne fund kreu i PD, Lulzim Basha u beri thirrje qytetarëve të Kosovës t’u drejtohen plazheve të Shqipërisë. Pandemia ka sjellë vështirësi, por do të bëhet më e mira që pushuesit nga Kosova të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Ju presim krahëhapur, tha Basha.

Kreu i opozites ne Shqiperi ka takuar me pas edhe nenkryetarin e LDK, kreun e Nismes, Limaj etj.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY