Entusiazem pas vaksines se Oksfordit, shqetesim per akses te barabarte te vaksinat

Entusiazem pas vaksines se Oksfordit, shqetesim per akses te barabarte te vaksinat

81
0
Shares

Dr. Mike Ryan, drejtor i programit të emergjencave në OBSH, i përgëzoi shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit që po merren me zhvillimin e vaksinës për Covid-19.

“Ky është një rezultat pozitiv, por mbetet ende shumë rrugë për t’u bërë,” u shpreh ai.

Ryan shtoi se tashmë teste klinike në një shkallë më të gjerë duhen bërë. Deri më tani, në zhvillim janë të paktën 23 vaksina potenciale për Covid-19.

“Por është gjë e mirë që të shohësh më shumë të dhëna dhe më shumë produkte po lëvizin në këtë fazë shumë të rëndësishme të zbulimit të vaksinës,” shtoi ai më tej.

Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Ghebreyesus Adhanom gjithashtu theksoi se çdo vaksinë e suksesshme duhet të jetë e arritshme për të gjithë.

Ai tha se shumë vende po shohin avantazhet e bërjes së vaksinës “një e mirë publike globale”, por disa janë “duke shkuar në drejtim të kundërt”.

“Kur nuk ka konsensus, në të vërtetë ajo mund të jetë e disponueshme nga ata që kanë para dhe ata që nuk mund ta përballojnë, mund të mos kenë qasje tek vaksinat,” tha Adhanom.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY