Rumuni përfundon në spital, Lojtarët e Partizanit e bëjnë përgjegjës bashkë me...

Rumuni përfundon në spital, Lojtarët e Partizanit e bëjnë përgjegjës bashkë me motrën për përhapjen e Covid

144
0
Shares

Pas dy rasteve të para, 50 pjesëtarë të klubit te Partizanit iu nënshtruan testit, ku 3 futbollistë, Çinari, Mala dhe Kote rezultuan pozitiv. Lojtarët nuk e kanë pritur mirë këtë fakt teksa përgjegjës për përhapjen e coronavirus kanë bërë mbrojtësin Bolod dhe motrën e tij.

Gazetat sportive ne vend mesuan se disa lojtarë në radhët e Partizanit kanë shkuar në shtëpinë e mbrojtësit rumun, i cili jeton në një apartament bashkë me motrën e tij.

Tensioni ka qenë i madh dhe pas një debati verbal me tone të larta dhe me fryje, duke bërë fajtorë pikërisht këtë të fundit, debati ka degjeneruar në konflikt fizik ku është goditur Boldor. Mbrojtësi është shoqëruar më pas me polici drejtë spitalit por as ai e as motra e tij nuk kanë bërë denoncim në polici për këtë ngjarje.

Boldor mësohet se ka pasur kontakt telefonik më pas edhe nga zyrtarë të klubit, që i kanë rekomanduar të ruaj qetësinë duke mos bërë veprime të mëtejshme.

““Në total janë kryer 50 tamponë, dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmuara nga ISHP-ja (Instituti i Shëndetit Publik), tre pjesëtarë të ekipit, Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote, kanë rezultuar pozitivë me ‘COVID-19’ dhe janë asimptomatikë”,-thuhej ne njoftimin e klubit te Partizanit.

/DRONIi.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY