PD thirrje Prokurorisë të hetojë: Shqiptarët do paguajnë 109 milionë euro për...

PD thirrje Prokurorisë të hetojë: Shqiptarët do paguajnë 109 milionë euro për luftën personale të Ramës me Bechetti-n

43
0
Shares

Fatura e radhes per shtetin shqiptar eshte pagesa e 100 milione eurove, pas humbjes se gjyqit te qeverise shqiptare me Bechettin.

Përmes një deklarate nga selia blu, Enkelejd Alibeaj thotë se shqiptarët po e paguajnë shumë shtrenjt qeverisjen e Edi Ramës, ndërsa sëfundmi thotë ai tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit.

Buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 109 milionë eurosh për shkak të luftës së Ramës me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti.

Alibeaj thotë ndër të tjera se Rama duhet t’i paguajë nga xhepi i tij këto para dhe se Prokuroria duhet ta hetojë për shpërdorim detyre.

“Edi Rama duhet të paguajë me pasurinë e tij dëmin prej 109 milionë eurosh që i shkaktoi buxhetit për shkak të luftës personale me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti. Prokuroria ta hetojë për shpërdorim detyre”,-shprehet ai.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin.Ky duhet të ishte momenti që Edi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin e Beketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama.

Tani, shqiptarëve u duhet të paguajnë për luftën personale rë kryeministrit me një sipërmarrës të huaj, kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro.

Me kaq shumë para, bizneset nuk do të ishin sot duke luftuar për mbijetesë, mijëra vende pune nuk do të ishin mbyllur. 109 milionë euro që Shqipëria po paguan për luftën personale të Edi Eamës kundër një biznesi faktojnë se buxheti kishte para, por taksat nuk iu kthyen shqiptarëve, kur ata kishin më shumë nevojë për ndihmë, por u përdorën për të financuar luftën politike personale të Edi Ramës”,-shprehet ai ne reagimin e tij ndersa kerkon qe Prokuroria te filloje hetimet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY