Situata tek infektivi, 3 të intubuar në moshë të re

Situata tek infektivi, 3 të intubuar në moshë të re

143
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar nga foltorja e Kuvendit moshën e tre prej pacientëve të intubuar në spitalin Infektiv.

Manastirliu tha se tre nga 6 të intubuarit janë të moshave mjaft të reja, konkretisht 45-46 dhe 49-vjeç.

“Ka ende mes nesh që thonë se Covid-19 nuk ekziston. Tre prej personave të intubuar janë të moshave të reja 45-46-49-vjeç.

Shumë pak bëjmë për shëndetin e popullatës. Nuk kemi sistem shëndetësor të investuar me dhjetëra vite sa për të përballuar një fluks shumë të madh. Këto janë armët e këtij virusi”, tha Manastirliu.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)

Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093

Raste pozitive 3188

Raste të shëruara 1832

Raste Aktive 1273

Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 509

Durrës 215

Shkodër 173

Vlorë 116

Lezhë 64

Fier 41

Elbasan 33

Korçë 32

Kukës 32

Berat 24

Gjirokastër 17

Dibër 17

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY