Shantazh në rrjetet sociale, 10 të arrestuar nga policia

Shantazh në rrjetet sociale, 10 të arrestuar nga policia

55
0
Shares

Policia ka arrestuar 10 persona në Tiranë. Mesohet se operacioni është bërë nga Sektori për Krimet Kompjuterike në Policinë e Tiranës.

Të arrestuarit kishin hapur adresa false në Facebook dhe nëpërmjet mashtrimit e shantazheve përfitonin shuma parash tek persona të tjerë

Operacioni u zhvillua pas disa muaj hetimesh në bashkëpunimin me Prokurorinë e Tiranës.

Operacioni i koduar “Transferta” është realizuar nga  Sektori për Krimet Kompjuterike në Policinë e Tiranës ku janë sekuestruar prova që faktojnë autorësinë e personave të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Shtetasit e arrestuar kanë përfituar rreth 38 mijë euro nga mashtrimet nëpërmjet adresave në rrjetin social Facebook.

“Në kuadër të operacionit u kapën 9 shtetas, për të cilët u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, e cila ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” për shtetasit: E. A., 29 vjeç, I. Q., 27 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. T., 28 vjeçe, N. Sh., 21 vjeç, E. H., 33 vjeçe, A. Sh., 21 vjeç, A. A., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” – njofton policia.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin  Gjykata ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Skema e mashtrimit – Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për një periudhë 1-vjeçare, kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38 mijë euro.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY