VIDEO/Pamjet brenda shtëpisë së “ferrit” në Tiranë, tri gra të izoluara tentuan...

VIDEO/Pamjet brenda shtëpisë së “ferrit” në Tiranë, tri gra të izoluara tentuan ringjalljen me rite

559
0
Shares

Kjo është shtëpia e familjes Josifi. Në njërën nga dhomat u dergj e vdekur prej më shumë se një vit Anisa Josifi, ndërsa e ëma Zhaneta dhe motra Blerta e lyenin me vaj e uthull.

Abcnews.al ka siguruar pamjet brenda shtëpisë të nënës dhe vajzave që u izoluan nga komuniteti, ndërsa u vetëflijuan duke tentuar ringjalljen.

Mëngjesin e sotëm ekspertët janë futur në këtë banesë, e cila ndodhet në zonën e Kombinatit në kryeqytet dhe kanë bërë dezinfektimin. Jashtë banesës është nxjerrë edhe dysheku i krevatit të Anisës, trupi i së cilës qëndroi i vdekur mbi të 15 muaj.

Ekspertiza ka konstatuar se Anisa dhe Zhaneta Josifi kanë ndërruar jetë për shkak të mos ushqyerjes me qëllim pasi gratë ndiqnin ritet e një sekti fetar të krishterë, sipas të cilit pas kësaj sakrifice ato prisnin ringjalljen në krah të Jezusit për të jetuar në Parajsë.

Nderkaq, e vetmja e mbijetuare, Blerta Josifi per Abc News u shpreh se së bashku me të ëmën dhe motrën kanë qenë Dëshmitarë të Jahovait që kur ka qenë 18 vjeçe. Më pas frekuentonin Kishën Ungjillore.

Po ashtu, Blerta i ka treguar oficerëve të policisë se dy vite më parë ishin shkëputur edhe prej saj.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY