Shërbeu 40-vjet si mjek familje, kush është doktori që ndërroi jetë në...

Shërbeu 40-vjet si mjek familje, kush është doktori që ndërroi jetë në spitalin Infektiv

97
0
Shares

Personi që shihni në foto është mjeku Hysni Shkjau, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në Spitalin Infektiv, pasi humbi betejën me koronavirusin, ndërkohë që kishte edhë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë me anë të një mesazhi në mediat sociale i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin.

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.
Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Pavarësisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin.”– shkruhet në mediat sociale.

Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e…

Publiée par Njesia Vendore Kujdesit Shendetesor Puke sur Lundi 6 juillet 2020

/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY