PD thirrje Ruçit: Ushtro përgjegjësitë! Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor...

PD thirrje Ruçit: Ushtro përgjegjësitë! Parlamenti të miratojë Kodin e ri Zgjedhor në seancën e radhës!

42
0
Shares

Sekretari i pergjithshem i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar se fundmi duke kerkuar miratimin pa vonesa te ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor. Kjo sipas tij, do të ishte hapi i parë për të dëshmuar vullnet për përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.

Bardhi thote se zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për zbatimin e identifikimit biometrik.

Keshtu, sipas Bardhit, Kryetari i Kuvendit duhet te ushtrojë përgjegjësinë e tij për të mundësuar përfshirjen e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën plenare të rradhës.

“Në këtë mënyrë, 3 vite nga fillimi i punës për Reformën Zgjedhore dhe 1 muaj nga Dakordësia e 5 Qershorit, Shqipëria ka shansin të tregojë se integrimi europian është vërtetë prioritet kombëtar dhe se institucionet janë të përkushtuara për të ushtruar përgjegjësitë e tyre, pa vonesa, në këtë proces jetik për të ardhmen europiane të Shqipërisë”,-shprehet Bardhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY