Pacientja me COVID arratiset nga spitali, mobilizohet policia

Pacientja me COVID arratiset nga spitali, mobilizohet policia

209
0
Shares

Një paciente që kishte rezultuar pozitive për koronavirusin është larguar nga Spitali i Gjakovës. Raportohet se ajo ka arritur që të “arratiset”nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.

Siç raportojnë mediat vendase, pacientja ndodhej prej një jave e shtruar.  Me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për gjetjen e saj u mobilizua policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Zonja u gjet më vonë në shtëpinë e saj. Me rekomandimet e mjekëve ajo është marrë nga shtëpia dhe është shtruar në spital sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:

Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën  e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY