Mesazh të fortë me bluzën, Adiola Lakra e qetë dhe e kuruar...

Mesazh të fortë me bluzën, Adiola Lakra e qetë dhe e kuruar para marrjes së vendimit

372
0
Shares

Me bluzën e zezë me mbishkrimin “Superpower”, Adiola Lakra nuk jep asnjë shenjë shqetësimi teksa ndodhet ne sallen e gjyqit.

E reja dyshohet se ka nxjerrë në pritë Hekuran Billën i cili u ekzekutua në zonën e Komunës së Parisit në fillim të muajit qershor, në një atentat te mirëorganizuar.

Siç shihet nga pamjet në sallën e gjyqit, ajo është e qetë, e kuruar me tualet, e pajisur me maskë dhe doreza, dhe herë pas here e ka mendjen edhe për të rregulluar flokët.

Dyshohet se 26 vjeçarja ka bashkëpunuar me Sebastian Malin e Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës, por para grupit hetimor ajo nuk ka pranuar për asnjë arsye të ketë qenë e paguar nga Viktor Marku dhe i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Para grupit hetimor, Adiola Lakra ka rrëfyer edhe njohjen me Sebastian Malin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY