Meta provokon Ramën: Edhe Ramiz Alia e donte opozitën, shtyu datën e...

Meta provokon Ramën: Edhe Ramiz Alia e donte opozitën, shtyu datën e zgjedhjeve

71
0
Shares

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Presidenti Ilir Meta kërkoi nga palët politike që t’i qëndrojnë marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Meta theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar.

“Nuk dëshiroj që të paragjykoj, por uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes, e cila mund të lërë për të dëshiruar në përmbajtje, por e dimë që jemi në një situatë kritike, mosbesimi të thellë, të legjitimitetit të Kuvendit, në radhë të parë të vetë Kuvendit”, deklaroi Meta.

Po për negociatat dhe marrëveshjen që nuk u realizua një reformë zgjedhore, dhe vetë mazhoranca e ka pranuar se kjo u bë për hir të konsensusit me opozitën,  presidenti Meta nuk ngurroi që të shigjetonte kryeministrin Edi Rama.

Kur dëgjoj deklarata të tilla, nuk më mbetet që tjetër veçse të kem nostalgji për ish-presidentin e parë komunist Ramiz Alia, i cili i shtyu zgjedhjet në vitin 1991, për të ti dhënë mundësi opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi Meta.

Meta u shpreh se Shqipëria rrezikon rritje të borxhit publik, duke shtuar se mbetet ende problem ekonomia në rënie dhe gjithashtu ekonomia që është informale. Gjithashtu ai deklaroi se nuk do te dekretonte me asnje ligj korrruptiv.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY