Vrasje në Gjirokastër për një pelë, autori i penduar i fshehur në...

Vrasje në Gjirokastër për një pelë, autori i penduar i fshehur në shpellë: Nuk doja ta vrisja, por ta trembja

57
0
Shares

Një 60-vjeçar është vrarë mbrëmjen e të mërkurës (17 qershor 2020) në Gjirokastër. Viktima i identifikuar si Andrea Xhavara u paraqit në spitalin e qytetit pa shenja jete.

“Rreth orës 20:30 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Gjirokastër ka mbërritur pa shenja jete shtetasi A. Xh., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Labovë e Zhapës.(Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta)” – njoftuan uniformat blu.

Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit, Janaq Koleta. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se 67-vjeçari u kap teksa ishte fshehur në një shpellë në zonën lindore të Labovës.Policët e kanë gjetur autorin e vrasjes të mbytur në lot dhe duke i rënë kokës me grushte.Pasi është kapur 67 vjeçari është izoluar në Komisariatin e Policisë në Gjirokastër pasi është shoqëruar nga forca të shumta policie.Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkak për konfliktin mes tyre që përfundoi me humbje jete mësohet se është bërë një pelë. Ka qenë vetë agresori që ka rrëfyer ngjarjen para oficerëve të Policisë Gjyqësore në orët e para te mëngjesit të sotëm kur mbërriti në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

“Nuk kam dashur ta vras por vetëm ta tremb, pasi dyshoja se e kishte marrë pelën time,” është shprehur Koleta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY