3 muaj pa punë, Stefi Prifti propozim qeverisë: Ku ndryshon fasoneria me...

3 muaj pa punë, Stefi Prifti propozim qeverisë: Ku ndryshon fasoneria me 200 punonjës nga lokali ku këndohet?

68
0
Shares

Këngëtari i mirënjohur Stefi Prifti ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për përjashtimin e artistëve nga ndihma ekonomike, duke ngritur pyetjet se ku ndryshon një lokal ku këndohet me një fasoneri me 300 apo 400 punonjës.

Ai thotë se ka tre muaj e gjysmë pa punë dhje shton se nuk e kupton pse duhet të veprohet me dy standarte për të mos lejuar muzikën, ndërkohë që bizneset e tjera mbledhin më shumë njerëz së bashku.

Prifti shkruan se kushtet lejojnë të mbahen koncerte për 200-300 persona, duke mundësuar kushte më të mira se bizneset e tjera që tashmë janë hapur.

“Tre muaj e gjysme pa pune! Artistet e vetepunesuar, ndryshe nga ata qe punojne ne shtet, te perjashtuar nga çdo lloj ndihme apo pakete qeveritare, qofte kjo edhe rroge lufte po deshet..!

Askush nga ne nuk foli muajin e pare apo te dyte, bile nuk folem edhe kur kaloi i treti muaj, por jo me.

Ne jemi qytetare shqiptare dhe kerkojme te drejtat tona, sidomos tani qe 90% e puneve dhe bizneseve te tjera jane hapur. Per te bere me te qarte shqetesimin tim, dua t’ju them, se akoma nuk dime kur dhe a do te filloje profesioni yne te lejohet, padiskutim duke respektuar masat, njelloj edhe si bizneset e tjera (ne shume raste mbledhin me teper njerez bashke ne nje vend te mbyllur..), te cilat vazhdojne te funksionojne fale Zotit dhe hapjes, duke perjashtuar koncertet dhe dasmat, si te ishin burimi i infeksionit..!
Nuk e kuptoj: – pse dy standarte per te njejtin problem? Cfare ndryshon mes nje lokali plot me njerez qe pine birra dhe te njejtit lokal qe ka edhe muzike live?
Cfare ndryshon ndermjet nje fasonerie me 300 apo 400 punenjes me nje lokal ku kendohet?

Raste per te bere krahasime te ketij dy standartizimi me problemin ka mjaft, por kjo nuk eshte me e rendesishmja, ka edhe zgjidhje alternative…! Me e keqja nga gjithcka tjeter per mua eshte PERJASHTIMI..! Te ndihesh i perjashtuar dhe krejtesisht jashte vemendjes te nje qeverie, te qeverise tende ne fund te fundit, duhet ti besh pyetjen vetes: cfare kam bere? Mos ndoshta profesioni yne, ne kengetaret dhe artistet e vetepunesuar nuk jemi te denje per te pasur pak vemendje dhe jo perjashtim, injorim te drejtash, deri ne fjali, si, “rini urte ju e mos flisni..”!!

Vertet artistet e suksesshem (dhe jane shume pak), paguhen mire ne koncertet e tyre, por ata nuk punojne cdo dite, jane ne pritje te kerkeses dhe ofertes dhe suksesi ne pagesat e tyre varet nga gjendja dhe momenti ku ata ndodhen! Pra, duhen edhe shume shpenzime per te krijuar e interpretuar kenge te reja, padyshim edhe klipet, studiot, veshjet, personazhet etj etj.

Artistet e niveleve te larta kane gjithe te drejten e Zotit ti gezojne frutet e talentit dhe punes se tyre. Ata jane me te miret dhe si ne c’do profesion duhet dhe jane te privilegjuar! Ata prekin shpirtin e njerezve, ndjenjat e tyre dhe kur arrine te depertojne ne keto permasa, shpesh behen edhe te adhurueshem..! Ky eshte ARTI..! Kjo eshte fuqia hyjnore qe ARTI percjell tek njerezit!Padyshim, qe edhe koha, frymezimi, faktoret familjare e psikologjike, pse jo edhe mosha here – here, luajne rol te madh ne jeten artistike dhe gjendjen qe kalon artisti. Mos harrojme edhe “demet e fames”!

Te jesh i famshem apo person publik nuk eshte gjithmone bukur! Me besoni per kete gje. Natyrisht, ka shume benefite dhe gjera te bukura te cilat kur jemi te rinj lusim Zotin ti arrijme dhe ti bejme realitet, por ka edhe probleme, sidomos per ata qe kapin majen!
Personalisht, jo vetem si kengetar dhe si njeri qe gjithe jeten ja kam dedikuar muzikes, por si qytetar i Republikes te Shqiperise kam te drejten time, mbas tre muaj e gjysem ne harrese te kerkoj vemendjen dhe reagimin e ministrise te kultures dhe te qeverise shqiptare, per pyetjet dhe temat e parashtruara me lart.
Artistet shqiptare (shumica e tyre) jane te perjashtuar edhe nga te drejtat e tyre autoriale qe per cudi nuk diskutohet fare! Po kjo eshte nje ceshtje tjeter qe meriton vemendje te vecante.

Sa i perket koncerteve qe domosdoshmerisht duhet te fillojme, mund te jene me te vogla dhe padyshim te monitoruara edhe nga njerez te autorizuar nga shteti. Nuk po pretendojme per koncerte te medhaja, te veshtira per tu manaxhuar, por hapesira me 200 – 300 persona ka sa te duash ne territorin shqiptar dhe me kushte shume me te mira se fasonerite apo punishte te mbyllura”, shkruan Prifti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY