DETAJE/Arrestohet një 30-vjeçar në Pogradec, kontrolli i zbuloi sende si të policisë

DETAJE/Arrestohet një 30-vjeçar në Pogradec, kontrolli i zbuloi sende si të policisë

60
0
Shares

Policia njofton per arrestimin e nje 30-vjecari ne Pogradec, pasi akuzohet per trafikim te  lendeve narkotike. Sekuestrohet drogë, armë e ftohtë, municion luftarak, radio policie dhe sende të tjera si të policisë.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe​ armë të ftohta organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij në lagjen nr. 1 në Pogradec.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar shtetasit M. Y., 30 vjeç, banues në Pogradec. iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe më tej gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë, 2 copë fishekë armë zjarri tip pistoletë, një radio marrëse-dhënëse, një shkop gome, një detektor që shërben për kontroll fizik personash dhe 1 palë pranga.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY