Korça rikthehet në hartën e Covid-19, në Shkodër infektohen personel shëndetësor

Korça rikthehet në hartën e Covid-19, në Shkodër infektohen personel shëndetësor

54
0
Shares

Korça është rikthyer në hartën e koronavirusit pas shpalljes si zonë e gjelbër.

Sipas të dhënave paraprake raportohet se në qytetin e Korçës janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19.

2 prej të infektuarve janë konfirmuar në qytezën e Bilishtit dhe tre në qytetin e Korçës. Nga burimet, mesohet se një nga rastet e infektuara në qytetin e Korçës është kamerier.

Ndersa në Shkodër janë konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se prej tyre, tre janë personel shëndetësor.

Po ashtu, mësohet se pjesa më e madhe e të infektuarve janë raste kontakti me persona të infektuar më parë, nga fasoneria.

Sa i përket rasteve nga personeli shëndetësor, bëhet fjalë për një mjek kirurg, një mjeke familjeje si dhe një infermiere në Spitalin e Shkodrës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY