“Banorët në Ndroq mes vështirësish”, Basha optimist: Plani ynë konkret për të...

“Banorët në Ndroq mes vështirësish”, Basha optimist: Plani ynë konkret për të shpëtuar shqiptarët nga kriza

44
0
Shares

Duke qendruar per disa ore me banorët në zonën e Ndroqit, Basha mesoi disa prej veshtiresive te tyre.

Sipas kryedemokratit, zona nuk ka asnjë subvencion, me rrugë të shkatërruara, me kosto të rritura për punimin e tokës dhe fitim minimal. Basha tregon se banoret e zones punojnë nga ora 5 e mëngjesit e deri në darkë vonë, por mundi i tyre nuk shpërblehet.

Basha foli nga aty dhe per pagesen e qeverise gjate pandemise, ku ne 3 muaj qeveria ka paguar vetëm 90 milionë euro ose 10 euro për person si masë anti-COVID, për qytetarët ndërsa qindra milionë euro ia ka dhuruar përmes tenderave, koncesioneve e PPP-ve korruptive 4-5 oligarkëve.

Jetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë edhe për shkak të krizës ekonomike që ka prekur vendin ndërsa nuk iu është dhënë asnjë mbështetje nga qeveria.
Në 7 vjet RAMAVIRUSI i ka braktisur banorët e fshatrave, i ka braktisur fermerët sepse të gjithë vëmendjen e ka përqëndruar tek një grusht njerëzish që përfitojnë para prej taksave të tyre”,-shprehet Basha.

Nderkaq, Basha ka folur dhe per planin e tij per te shpetuar shqiptarët nga kriza me një qeveri të dalë nga vota e qytetarëve.

Ne do të akordojmë 100 milionë euro subvencione direkte për fermerët në bazë të prodhimit që ka secili prej tyre. Nuk është më e mira por të paktën të barazohemi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë i kemi të gjitha mundësitë dhe do të bëjmë gjithçka që fermerët tanë të mos disavantazhohen.

Prodhimet e tyre do të mbrohen dhe asnjë prodhim i huaj nuk do të hyjë përmes doganave shqiptare pa patur një tarifë të barazvlefshme me subvencionin që ata vetë marrin nga qeveritë e tyre. Prodhimi i fermerëve shqiptarë dhe fermerët shqiptarë do të jenë të parët në tregun tonë, ndërkohë që do të bëjmë gjithçka për të nxitur edhe eksportin e tyre.

Me uljen e çmimit të naftës dhe heqjen e taksës “Rama” mbi naftën që i ka kushtuar prej vitit 2014, 240 lekë të vjetra më shumë për litër çdo shqiptari, ne do të lehtësojmë fermerët por edhe qytetarët.

Ne do të akordojmë 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore dhe do të investojmë për infrastrukturën rrugore të fshatrave”-foli gjate takimit Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY