Kryeministri Edi Rama dhe minsitrja Besa Shahini paten kritika dhe rezerva ndaj medias heren e fundit, teksa flisnin per rastin e perdhunimit te 15-vjeçares ne nje shkolle ne Tirane.
Kryeministri ashpersoi tonet, ndersa Besa Shahini bente pergjegjese median per publikimin e rastit, i cili duhet te trajtohet me delikatese dhe jo te nxirren detaje.
Por, media edhe pse ka vepruar me kujdes ne shumicen e rasteve, nuk ka vepruar njesoj me rastin e nje perdhunimi ne Kavaje, kur Elisa Spiropali beri publike identitetin e prinderve, teksa i vizitonte ne shtepi.
Kete rast na i sjell ne vemendje ish-deputetja Grida Duma, e cila shkruan se kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.
Sipas këtyre, thote ish-deputetja, fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/