Meta flet për presione dhe shantazhe: Nuk do i lejoj, çfarë mesazhi...

Meta flet për presione dhe shantazhe: Nuk do i lejoj, çfarë mesazhi i dhashë opozitës për reformën zgjedhore

78
0
Shares

Presidenti Ilir Meta lidhur me emrin e ri që kërkohet në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit u shpreh se nuk do të lejojë të bëhet presion publik dhe as shantazh.

Nga Presidenca, ne nje deklarate per mediat, Meta u shpreh se  i ka kërkuar edhe kryetarit aktual Bujar Leskaj të qëndrojë në lartësinë e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Duke folur për Reformën Zgjedhore, u shpreh se shpreson që të dyja palët të arrijnë konsensus. Meta tha se konsensusi bën që edhe BE të shënojë një raport progresi për vendin tonë drejt integrimit europian.

Në dijeni time ti që opozita nuk ka vendosur si kusht të padiskutueshëm një qeveri transitore  dhe mospasja e një kushti të tillë e bën konsensusin të mundshëm.

Por kjo nuk do të thotë se provimi i zgjedhjeve ka kaluar se duhet edhe verifikimi si do të mbahen zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri”,-u shpreh Meta.

Meta zbuloi dhe pak nga mesazhi qe i ka dhene opozites, dhe pas takimeve te shumta me Lulzim Bashen.

Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: Gjithcka për konsensus, që kur u shkatërrrua në mënyrë të paligjshme teatri ka qenë mos bini pre e provokimit të radhës për tu larguar nga tryeza e reformës.

Mesazhi tjetër mos paraqisni një tjetër listë dëshirash por qëndroni qartë tek ato elementë bazikë për të cilat do keni përkrahje të partnerëve ndërkombërtarë dhe miqve që janë vërtet të shqetësuar e kërkojnë zgjidhje.

Mesazhi më i fundit sot është ky që duhet të kuptojnë se qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas rrëzimit francez e kërkesës franceze e rrezikon jo vetëm prespektivën e shpejtë të celjes së negociatave por edhe këto arritje formale që kemi deri tani se asgjë nuk është më e sigurt se nëse Shqipëria bën hapa mbrapa humbet shumë nga këto mundësi që ka fituar deri tani në këtë proces.

Apeloj të gjithëve jo vetëm të mos humbasin cfare kemi fituar, sa më shpejt Shqipëria në BE që më shumë shqiptarë do kthehen në vendin tonë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY