Përdhunimet/Duma rikujton skenat e bujshme: Qeveria gjen armiq kudo në media veçse tek vetja jo

0Shares
0

Kryeministri Edi Rama dhe minsitrja Besa Shahini paten kritika dhe rezerva ndaj medias heren e fundit, teksa flisnin per rastin e perdhunimit te 15-vjeçares ne nje shkolle ne Tirane.

Kryeministri ashpersoi tonet, ndersa Besa Shahini bente pergjegjese median per publikimin e rastit, i cili duhet te trajtohet me delikatese dhe jo te nxirren detaje.

Por, media edhe pse ka vepruar me kujdes ne shumicen e rasteve, nuk ka vepruar njesoj me rastin e nje perdhunimi ne Kavaje, kur Elisa Spiropali beri publike identitetin e prinderve, teksa i vizitonte ne shtepi. 

Kete rast na i sjell ne vemendje ish-deputetja Grida Duma, e cila shkruan se kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.

Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi! Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi. Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet. Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi. Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja. Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull!Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!

Publiée par Grida Duma sur Vendredi 5 juin 2020

Sipas këtyre, thote ish-deputetja, fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje