Kapet sërish një sasi kanabisi në Elbasan, 3 persona të ndaluar

Kapet sërish një sasi kanabisi në Elbasan, 3 persona të ndaluar

63
0
Shares

Sekuestrohet serish droge ne Elbasan, nje dite pasi nje makine me dy shofere me precedente penale u kapen duke i transportuar,

Kete here sasia eshte 28.5 kg kanabis. Operacioni policor i koduar “Domosdova” u finalizua pas një hetimi disamujor.

Në pranga kanë rënë tre persona, përkatësisht T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kanabis”sqaron policia.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY