“Loja e PD në Bundestag”/Rama shfryn dhe bën fajtore opozitën: Për herë...

“Loja e PD në Bundestag”/Rama shfryn dhe bën fajtore opozitën: Për herë të parë BE ndërhyri në politikën e brendshme

129
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi në parlament se përfshirja e ambasadorëve në reformën zgjedhore është lojë e PD, e imponuar nga lidhjet e saj në Bundestagun Gjerman.

“Falë baltës dhe sherrit, dhe rrëmujës që u stimulua nga pala që mungon këtu sot, imponoi sot me lidhjet e saj në Bundestagun gjerman, sot këtë axhendë. S’ka problem. Në draftin e Bundestagut, në variantin e parë ishte konsesusi dhe është hequr konsesusi për të mos regjistruar probleme. Korniza e vendosur është shumë e qartë. Në rekomandimet thuhet: Një reformë zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të ODIHR, e miratuar në parlament. Pra, rekomandimet janë baza. Mbi këtë bazë, gjykimi mund të bëhet nga ekspertët, dhe votohet në kuvend nga të gjitha rastet, nëse dikush tenton ta bllokojë.

Sipas kryeministrit kjo është hera e parë që BE ndërhyn në politikën e brendshme.

Më vjen shumë keq që në vitin 2020 politika ka nevojë për ambasadorë të huaj që të hyjnë në mes dhe që thjesht të lehtësojnë procesin e komunikimit. Për gjëra që kanë interes të përbashkët duhet të flasim, vetëm kaq. Një fatkeqësi kjo që tregon shumë. Nuk kam kërkuar dhe nuk i kërkoj unë ambasadorët, por meqenëse të tjerët e kishin të pamundur të uleshin ishin të gatshëm të uleshin me tre pale përkthyes shqip-shqip”, deklaroi Rama.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY