Vokshi: Ardi Veliu, zemerim i madh me Drejtorin e Policise, Rama dhe...

Vokshi: Ardi Veliu, zemerim i madh me Drejtorin e Policise, Rama dhe Sandri heshtin

148
0
Shares

Ish deputetja Albana Vokshi tha sot se shqiptaret kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut ndersa Edi Rama hesht pasi eshte peng i urdhrave të paligjshëm për Ardi Veliun.

“Pak gjëra kanë sjellë një zemërim aq të madh të qytetarëve sesa qendrimi i djeshëm kriminal i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Socialistë apo opozitarë, të gjithë kërkojnë shkarkimin e Ardi Veliut”, tha Vokshi.

Edi Rama bën sikur nuk ka parë gjë, Sandër Llëshaj bën sikur nuk ka kuptuar gjë, duke shpresuar se me kalimin e kohës do ta shpëtojnë mercenarin e tyre dhe të bandave kriminale , tha Vokshi duke shtuar se heshtja mafioze e kryeministrit dhe e Ministrit të Brendshëm për qendrimin skandaloz të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është prova më domethënëse se veprimi i Ardi Veliut është linjë partiake dhe qeveritare.

“Duke mos e shkarkuar atë, Edi Rama provon se do të bënte të njëjtën gjë si Ardi Veliu, do të sulmonte si mafioz një grua për të justifikuar dhunën policore ndaj djalit të saj të mitur”, tha Vokshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY