Pesë persona të tjerë në “sitën” e OFL, zbulohen emrat dhe dënimet

Pesë persona të tjerë në “sitën” e OFL, zbulohen emrat dhe dënimet

161
0
Shares

Opreacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vedtëdeklarimit pesë personave në Tiranë dhe Durrës.

Bëhet e ditur se formulari u është dërguar: Morel Kertalli,  Enkel Kertalli, Ilir Oshafi, Gentian Malindi dhe Akil Alushi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Pesë personat subjekt i OFL-së janë dënuar për vepra të rënda penale si vrasje, vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– A. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

– M. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– E. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

– I. O., banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

-G. M., banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY