Biznesi flet dhe tregon problemet, Basha krahë tyre: Vendimi i qeverisë për...

Biznesi flet dhe tregon problemet, Basha krahë tyre: Vendimi i qeverisë për t’iu mbyllur herët ishte i paligjshëm dhe i dëmshëm

42
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet me bizneset e vogla në njësinë nr.8 në Tiranë ku është njohur me ankesat.

Pronarët e bizneseve të vogla i ankohen Bashës se xhiroja ka rënë, s’kanë të ardhura dhe as ndihmë nga qeveria qoftë me pagë lufte për të cilat kanë aplikuar dhe nuk i kanë marrë.

Sipas asaj qe ka mesuar Basha, qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama, madje ai shton se nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA. ME BIZNESE TË VOGLA NË NJËSINË 8

Sesa keq është situata ekonomike, kjo duket qartë në mes të Tiranës, ku bizneset deklarojnë rënie deri në përgjysmim të xhiros dhe mungesën e ndihmës nga qeveria. Në njësinë 8 në Tiranë çdo pronar biznesi i vogël që takoi kreu i opozitës foli për përkeqësim të gjendjes dhe për kundërshtimin e vendimeve absurde të qeverisë.

”Aplikuam për pagën e luftës, asgjë s’kemi marrë deri më sot. Është shumë keq puna. Po e shtuna e diela pastaj. Unë kam dhjetë vjet me ketë asnjë ditë nuk e kam mbyll lokalin. Të shtunën në ora 21:00 vjen policia, “Mbyll dritat, mbyll lokalin!”. Ça është kjo kështu, mua në 20:30 më vijnë klientët, që dalin tani që është verë.”- u shpreh pronarja e një lokali të vogël.

Një tjetër pohon për rënien drastike të xhiros dhe mungesën e ndihmës. “As gjysëm për gjysëm nuk është xhiro. Ne ua dhamë komplet marsin (rrogën), sepse janë të gjithë për kafshatën e bukës, ia dhamë nga xhepi. Tani këta nuk morën as pagën e luftës. Ia dolëm
Me çfarë kishim kursime në shtëpi.”

Për kreun e opozitës, realiteti duhet të ishte ndryshe me një qeveri të përgjegjshme.Lekët e taksave duhet t’i çonin për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për t’iu dhënë pagën e mbijetesës të gjithëve, për të ndihmuar biznesin, se po u pre zinxhiri i ekonomisë, është e vështirë ta ngjisësh”- tha Basha.

“Nuk e di se si do të shkojë puna, deri tani është keq. Sot kam shitur vetëm dy racione pice, asgjë tjetër.
Në krahasim me para dy muajsh është si dita me natën. Për mua këtu është 70% minus”- tha pronarja e një byrektoreje të vogël.

Dikush tjetër që paguan edhe qera për dyqanin, i tha zotit Basha se kishte menduar ta mbyllte biznesin. “Po vazhdoi xhiroja kështu, do ta mbyll pastaj. Do ta shikojmë deri nga gushti, do të sakrifikojmë. Hap biznesin me dy orë fashë, lere pastaj gjobat pse u vonove kaq, pse u vonove aq. Nuk kemi më çfarë të themi. Tani jemi zero. ““

“Xhiroja ka rënë 40-50%. S’bëhet më se s’dalin, s’kanë lekë njerëzit. Gjendja sa vjen e më poshtë po shkon”- u shpreh një tjetër biznes i vogël, ndërsa në një dyqan peshku tregon se sa shumë ka rënë xhiro, ndërsa mbështetje nuk ka fare”. Tani shumë dobët, shumë situatë e dobët. S’ka bërë vaki që të mos e ndezja qymyrin, tani fillon porosia akoma se kam ndez. Një porosi kam shitur nga mëngjesi deri tani, dy kocë. Vështirë shumë.”

Problemi i të gjithë bizneseve me të cilët u takua zoti Basha ishte vendimi i qeverisë për të mbyllur bizneset herët dhe veçanërisht të dielën, vendim që kreu i opozitës e ka cilësuar si të paligjshëm dhe të dëmshëm për ekonominë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY