Apeli në Itali i cakton arrestim shtëpiak, lë qelinë e burgut Moisi...

Apeli në Itali i cakton arrestim shtëpiak, lë qelinë e burgut Moisi Habilaj

87
0
Shares

Ka lënë qelinë e burgut në Itali shqiptari Moisi Habilaj, kushëriri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Avokatët e tij Maria Caltabiano e Francesco Strano Tagliareni apeluan vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Më 15 maj 2020 është zhvilluar seanca e parë në Gjykatën e Apelit ku avokatët mbrojtës kanë kërkuar për Moisi Habilaj, zëvendësimin e masës së arrestit me burg në arrest shtëpiak, kërkesë që është pranuar nga Gjykata e Apelit.

Sipas prokurorisë italiane, Moisi Habilaj së bashku me vëllain e tij Florjan Habilaj i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, konsiderohen krerët e një grupi kriminal të strukturuar italo-shqiptar që ka trafikuar armë e drogë nga Shqipëria në Itali me vlerë mbi 20 milionë euro me mbështetjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit.

Arrestimi i 15 anëtarëve të këtij grupi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Rosa dei Venti” më 14 tetor 2017.

Pas 954 ditë burg, Moisi Habilaj ka lënë qelinë e është nën urdhër arresti shtëpiak në një banesën e një kushëriri të tij i pa përfshirë në vepra penale, në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Catanias.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY