Premtimi i Bashes qe mund te beje ndryshimin: Ndeshkim!

Premtimi i Bashes qe mund te beje ndryshimin: Ndeshkim!

83
0
Shares

“Ndëshkim për çdo krim”, ka qene zotimi kryesor i Bashës sot fjate intervisted. Nuk ka për të pasur ndryshim të vërtetë në Shqipëri pa ndëshkuar Edi Ramën, Erjon Velinë, ministrat e korruptuar dhe shërbëtorët e tyre të verbër për çdo shkelje ligjore, ka deklaruar Basha ne Opinion.

Pjese nga intervista:

Pyetje: A ka një marrëveshje të diskutuar apo të nënkuptuar, sy ndër sy apo me ndërmjetës mes jush dhe kryeministrit Rama për këtë situatë dhe sidomos për post zgjedhjet 2021?

Lulzim Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para e punës në të njëtën javë ata që shpërndajnë këtë propagandë hedhin versione . P.sh: drejtori i një media të madhe kombëtare, madje qeshëm para nja dy muaj me presidentin pasi mbaruam një takim në mënyrë informale, dhe po qeshnim sesi të njëjtit njerëz në mëngjes thonë që ka marrëveshje që Rama të bëhet president e Meta kryeministër, e pasdite ka marrëveshje që Basha të bëhet kryeministër dhe Rama president. Janë të njëjtit njerëz. Dhe po qeshnim me njëri-tjetrin. Domethënë ishte diçka kaq qartësisht pjesë e propagandës së Edi Ramës saqë nuk ia vlen të komentohet. Tani të të them diçka serioze.: përtej dallaverexhinjëve të vegjël dhe provincialë që megjithëse u pasuruan, megjithëse dolën dhe shëtitën, megjithëse ndërtuan vila luksoze, blenë makina, shijuan jetën në luksin e saj dhe në veset e saj, prapë se prapë ngelën provincialë të vegjël, përtej dallaverexhinjëve të Tiranës që janë pesë a gjashtë që kujtojnë se sjellin rreth e qark gjithë Tiranën, dy gjëra fondamentale, themelore, që nuk kanë të bëjnë as me ata as me darkat e tyre luksoze, as me dëshirën e tyre për të mbajtur në këmbë një kufomë politike si Edi Rama të cilit i ka ardhur fundi.

Pyetje: Cilat janë këto dy gjëra?

Lulzim Basha: E para, nuk ka për të
pasur ndryshim të vërtetë në Shqipëri pa ndëshkuar Edi Ramën, pa ndëshkuar Erjon Velinë, pa ndëshkuar ministrat e tyre të korruptuar, pa ndëshkuar shërbëtorët e tyre të verbër për çdo shkelje ligjore. Dhe unë kam thënë se mund të mos jetë e shpejtë, drejtësia mund të dojë kohën e vet, por ky do të jetë dhe është zotimi im personal, sot si kryetar i opozitës dhe nesër si kryeministër i shqiptarëve: Ndëshkim për çdo krim.

Lulzim Basha: Pse duhet tu besojmë ju?
Lulzim Basha: Për arsyen fare të thjeshtë se pa ndodhur kjo qeveria e ardhshme nuk do të ketë mundësinë të ndërtojë asnjë projekt të besueshëm dhe unë të jesh i bindur jam shumë i ri për tu koritur para shqiptarëve dhe kam ndërmend që me gjithë sfidat para të cilave ndodhet Shqipëria të dal faqebardhë para çdo shqiptari të djathtë apo të majtë. Dhe nuk do të kem mundësi të realizoj asnjë projekt, asnjë premtim, pa mbajtur premtimin kryesor sado kohë dhe energji të na kushtojë që gjithë padrejtësitë, gjithë vjedhjet, gjithë krimet, të shkojnë para drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY