Basha: Programi yne eshte ‘ndiq parane’

Basha: Programi yne eshte ‘ndiq parane’

48
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot ne opinion se ishte i i vendosur qe cdo kompani që përfshihet në aferën e Ramës dhe Veliajt për teatrin do të hetohet nga dita zero e krijimit të saj.

“Teatri ishte vija e kuqe. Duhet të jesh i verbër që të mos t’a shohësh që bashkë me teatrin ka rënë dhe maska e Edi Ramës. Nga Berlini në Bruksel tw gjitha gazetat e mwdha tw botës e kanw kuptuar që këtu ka një autokrat të korruptuar, një hajdut ordiner, i cili kaq u trullos kur e pa reagimin e shqiptarëve, edhe reagimin e të majtëve edhe të socialistëve, edhe të faktorit ndërkombëtar dhe doli në parlament dhe e pranoi vetë se përse e kishte shkaterruar. Tha, me dy fjalë që unë e shkaterrova se me duhej trualli. Se donte të vidhte trualline dhe të bënte projektin Rama- Veliaj- Fusha me 200 milionë eurot e droges”, tha Basha.

Pjese nga intervista:

Pyetje: Ka premtuar që nuk do të preket fare trualli dhe që teatri do të ndërtohet i ri.

Lulzim Basha: Kush e ka premtuar? Ky që ka premtuar 300 mijë vende pune ? Ky që premtoi shëndetësinë falas? Fjala ka premtuar dhe Edi Rama ka premtuar vetëm një fjali.

Pyetje: Zoti Basha do të ndaloni ndërtimin e tij?

Lulzim Basha: Ne do t’i qëndrojmë kontratës  që kemi me Aleancwn për Mbrojtjen e Teatrit, e cila parashikonte në rastin e shembjes rindërtimin ashtu siç ishte , aty ku është dhe çuarjen para drejtësisë të çdokujt nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj deri tek ata që i shërbyen atij akti barbar dhe kriminal.

Pyetje: Po sikur ta fillojë ndërtimin ku do t’a ndërtoni teatrin?

Lulzim Basha: E para e punës çdo kompani që përfshihet në këtë aferë do të hetohet nga dita zero e saj.

Pyetje: Ky është kërcënim për kompaninë që do të shkojë?

Lulzim Basha: Ky është premtim, që nga dita kur ka filluar biznesi me çanta me çokollata apo cigare e cemcakez, sido që ta kete filluar  biznesin e deri më sot qeveria ime do të hetojë cdo veprimtari tw saj.
Në qoftë se futet në këtë aferë ashiqare korruptive, që nuk ka njeri, nuk ka socialist, nuk ka ministër socialist, edhe ai Erion Veliaj që kishit këtu që ia bëntë gek-mëk se e di çfarë është, pasi është pjesë e saj. Cdo entitet privat që bëhet pjesë e kësaj do të hetohet nga dita zero. Se këta të gjithë do të hetohen për këtë që kanë bërë.

Pyetje: Hetimin duhet ta bëjë prokuroria, çfarë punë keni ju?

Lulzim Basha: Nesër në qeveri do të hetohet me të gjitha, me hetimin financiar, me hetim antikontrabandë me krimin ekonomik të policisë. Ky është një premtim dhe një zotim

Pyetje: A nuk është kërcënim për biznesin?

Lulzim Basha: Po po, me standartet e Edi Ramës dhe të hajdutërisë kështu siç thua ti është.Me standartet e shqiptarëve është ashtu si unë. Vendet e botës nuk kanë një mekanizëm të tillë që në mes të pandemisë në vënd që të ndihmojë njerëzit shkon shkatërron teatrin për të  të vjedhur tërritorin dhe merr 30 milionë euro, do të marrë 30 milionë euro borxh.

Pyetje: Do ta bëni për çdo punë publike për çdo gjë?

Lulzim Basha: Absolutisht për të gjithë ata të përfshirë në korrupsion. Fare normale. Të gjithë ata që janë përfshirë në afera të tilla duhet ta dinë dhe e kemi shpallur që nw shtator të vitit 2018 programi ynë është “ndiq paranw”. Ato kompani që me paratë e marra borxh, me paratë e qytetarëve shqiptarë, apo akoma më keq me paratw e trafikut të drogës që sot po investohen masivisht në projekte zhvillimi në Tiranë, të gjitha do të përballen me ligjin. Unë do të jem gardian i interesit të shqiptarëve dhe interesi i shqiptarëve do të pengojë aferat korruptive.

Pyetje: Do ta pengoni ndërtimin e godinës së re?

Lulzim Basha: Me çfarë do ta pengojmë? Me artilerinë e kujt? Do t’i çojmë përpara drejtësisë. Kurthe të tilla me porta të vogla të një dështaku provincial që me porta të vogla ka arritur në 22 vjet t’ua fusë të gjithëve, politikanë, shokë, miq, të huaj, nuk funksionojnë me Lulzim Bashën. Jam kalibër tjetër. Nuk  bie në kurthet e tij, por nëse guxon të ecë përpara, për këtë që ka bërë padiskutim që do të shkojë para drejtësisë, por nëse guxon të ecë përpara edhe atë do ta paguajë shumë shtrejtë dhe kushdo tjetër., Do ta paguajë shumë shtrejtë, Eshtë qartësisht e paligjshme. Do të jetë pjesë e vendosjes së drejtësisë ai dhe çdokush që i vihet në krah.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY