Rastet e infektimit me koronavirus në spital, Spahia: Dështimi i pushtetit që...

Rastet e infektimit me koronavirus në spital, Spahia: Dështimi i pushtetit që nuk mendon as për personelin mjekësor

76
0
Shares

Brenda 24 oreve te fundit, pati nje shtim te rasteve me koronavirus, ku 13 prej tyre ishin brenda spitalit te QSUT me paciente dhe personel shendetsor te infektuar.

Duke reaguar se fundmi, Bardh Spahia ia faturon kete qeverise, e cila sipas tij nuk arriti te siguronte personelin shendetesor gjate perballimit te pandemise.

Ish-deputeti thekson se 21 rastet e reja të të infektuarve me Covid-19, të publikuar sot vërtetojnë më së miri faktin se në këtë epidemi, shqiptarët u braktisën nga shteti i tyre, se pushteti punoi pa një strategji, pa një plan.

Shqiptarët sakrifikuan e vazhdojnë të jenë të izoluar, ndërsa pushteti punoi dhe vazhdon të punojë me llogari të ngushta përfitimi politik e financiar. 13 rastet e reja të evidentuara në QSUT provojnë se stafi mjekësor, përtej propagandës së ERTV, është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në shtresën më të rrezikuar nga Covid dhe vektor transmetimi tek familjarët e kontaktet e tyre.

E kemi evidentuar me forcë, në mënyrë të përsëritur e që në krye të herës domosdoshmërinë e pajisjes me mjete mbrojtëse si dhe testimin e vazhdueshëm të personelit mjekësor, si mënyrë për t’i garantuar sigurinë për të përmbushur misionin e tyre, por edhe siguri për vetë pacientë, familjarë e kontakte të këtij personeli.
Njëlloj si me Call Center-at e fasonët, kjo qeveri ka vënë interesin e pushtetit para atij të qytetarëve, të cilët kanë meritën se sakrifikuan duke bërë pjesën e tyre, izolimin“,-shkruan Bardh Spahia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY