FOTO/Basha i bindur pas bisedave: RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën...

FOTO/Basha i bindur pas bisedave: RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve

40
0
Shares

Lulzim Basha pas takimit me fermeret ne tregun e Rrogozhines, ka dale ne perfundimin se RAMAVIRUSI e ka çuar drejt katastrofës situatën e fermerëve.

Basha ka theksuar se të goditur nga pandemia, fermeret nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike ndërsa konsumi ka rënë në zero.

“Ata rrinë me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë te vjetra xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore. Propaganda me regji qëndrore tregon një pamje të gënjeshtërt, pa lidhje me realitetin e shumicës së shqiptarëve”,-sqaron Basha.

Basha tha se propaganda nuk e fsheh dot dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij.

“Milionat e taksave të shqiptarëve, të cilat ua dha 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të kishte mundësi të siguronte të ardhura për të mbajtur familjen e tij në këto kohë të vështira”,-vijoi te shprehet Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY