VIDEO/Policia tani gjobit nëse pedalon gabim: 36 persona e pësojnë në kryeqytet

VIDEO/Policia tani gjobit nëse pedalon gabim: 36 persona e pësojnë në kryeqytet

130
0
Shares

Policia tani ndeshkon dhe çiklistët, pasi sipas tyre shkelin rregullat e qarkullimit. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar dhe ndëshkuar 36 drejtues biçikletash.

Duke konsideruar rritjen e ndjeshme të përdoruesve të biçikletave në kryeqytet dhe faktin që në disa ngjarje rrugore janë përfshirë shumë drejtues biçikletash, rrugorët e kryeqytetit, prej disa ditësh kanë analizuar me kujdes mekanizmat e ngjarjeve rrugore dhe shkaqet e tyre.

Policia ka monitoruar dhe kontrolluar në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, të cilat edhe pse tashmë janë të pajisura me pista të rezervuara për biçikletat, shumë drejtues biçikletash preferojnë të qarkullojnë në korsitë e lëvizjes së automjeteve apo në korsitë e shërbimit publik, duke u kthyer në një rrezik permanent për veten dhe përdoruesit e rrugës në tërësi.

Krahas monitorimit dhe këshillave ndaj kësaj kategorie, për kujdes të shtuar gjatë përdorimit të rrugës, nuk kanë munguar edhe masat administrative për ata që nuk përdorin pistat e rezervuara, nuk respektojnë sinjalizimin e ndritshëm semaforik, nuk marrin biçikletën për dore dhe si pasojë e kushteve të qarkullimit, bëhen pengesë ose rrezik për këmbësorët.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/2941123206003163/?t=1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY