Mjeku epidmiolog: Nuk ka asnje argument kunder plazheve, duhet te hapen!

Mjeku epidmiolog: Nuk ka asnje argument kunder plazheve, duhet te hapen!

43
0
Shares

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e “ABC News” ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Ai u shpreh se asnjë nga studimet e deritanishme nuk ka dhënë arsye që të mos frekuentohen plazhet, ndërsa theksoi se duhen shmangur grumbullimet nga ana e qytetarëve.

Alimehmeti u shpreh se shpërthimi i rasteve të reja vjen si pasojë e grumbullimit të qytetarëve në vende të mbyllura.

“Deti ka kripë, jod, temperaturë ideale. Ky virus nuk qëndron dot gjatë. Gjithashtu vitamina D e marrë përmes rrezeve të diellit rrit imunitetin, por edhe ul stresin. Të gjithë këto elementë të bëra bashkë janë të rëndësishme. Në temperaturë 24 gradë celsius fillon edhe shkatërrimi i këtij virusi”, u shpreh ai.

Epidemiologu tha për gazetarin Endri Xhafo se sa më afër të jenë njerëzit me njëri-tjetrin aq më i lartë është edhe rreziku i infektimin.

“Dendësia e popullatës është ajo që shpjegon gjithçka. Sa më afër të jenë njerëzit me njëri-tjetrin aq më shumë do të qarkullojë virusi. Nuk duhet të mendojmë se virusi mbaroi, por nëse shfaq sezonalitet atëherë duhet të lejojmë më shumë njerëz të preken në mënyrë beninje. Gjatë marsit kishim rreth 58% të rasteve aktive, ndërsa sot numri i rasteve aktive është 8.8%”, u shpreh Alimehmeti.

Sipas epidemiologut hapja e plazheve është e rëndësishme. Më tej ai theksoi se grumbullimi i njerëzve në ambiente të brendshme është një rrezik dhe ndikon në përhapjen e virusit.

“Çdo call center apo fasoneri duhet të kontrollohen vazhdimisht. Ambientet me numër të lartë personash brenda, duhet të ishin mbyllur”, u shpreh ai./abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY