PD përshëndet vendimin e Metës: Koncesioni i Porto Romano rrezikon kthimin e...

PD përshëndet vendimin e Metës: Koncesioni i Porto Romano rrezikon kthimin e portit në pronë privatë për oligarkët

55
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas kthimit ne Kuvend te ligjit per koncesionin e Porto Romanos.

PD ne nje reagim zyrtar e konsideron kete koncesion antikushtetues dhe e kthen Porto Romanon ne nje port privat per oligarket e Edi  Rames.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.

Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.

Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY