Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, arrestohet bashkëpunëtori i krimit në...

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij, arrestohet bashkëpunëtori i krimit në Lezhë

87
0
Shares

Policia e Lezhës ka arrestuar bashkëpunëtorin e autorit të dyshuar të vrasjes së rapsodit në Lezhë Kolë Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni.

Policia thotë se “bazuar në prova shkencore është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit Agron Lushi 35 vjeç, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë”.

35-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Policia bën me dije se ndalimi i tij ka ardhur pas verifikimit të provave të mbledhura pas inspektimit në vendin e ngjarjes. 35-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri.

Tashmë materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 16.00 të datës 27 prill policia njoftoi se në fshatit Lalm i Vjetër një zonë të thellë malore janë gjetur të pa jetë Preng Simoni dhe Kolë Murrani, të dy rreth moshës 60 vjeç.

Dyshohet se krimi i rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes palëve, ndërsa objektiv i sulmit ka qenë Kol Murrani. Ata janë qëlluar me breshëri automatiku nga largësia, ndërsa më pas autori është  afruar dhe i ka qëlluar sërish edhe nga afër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY