Kosova heq karantinën 14-ditore për ata që vijnë nga jashtë, zbulohen rregullat...

Kosova heq karantinën 14-ditore për ata që vijnë nga jashtë, zbulohen rregullat e reja

68
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim të ri për të gjithë personat që vijnë nga jashtë, e të cilët nuk do të qëndrojnë më 14 ditë në karantinë.

Personat që vijnë nga jashtë tash e tutje do të qëndrojnë shtatë ditë në karantinë, gjegjësisht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë nëse dalin negativ në testin për coronavirus.

Kjo ka ardhur si rezultat i përmirësimit të situatës, por kujdesi dhe zbatimi i masave në fuqi duhet të respektohen gjithsesi për të parandaluar një përkeqësim të situatës epidemiologjike pas kësaj periudhe shumë pozitive”, u shpreh Hoti për Telegrafin.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë vendimin:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konstatuar normalizim të rasteve me COVID-19 në Republikën e Kosovës dhe javën e fundit rënie të rasteve pozitive dhe qetësim të vatrave epidemike.

Prandaj, ka rekomanduar që:

Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë t’i përmbahen strikt udhëzimeve, protokolleve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në karantinë;

Punëtorët shëndetësor të QKMF në karantinë të përcjellin gjendjen shëndetësore të personave të vendosur dhe të bëhet testimi i tyre ditën e shtatë pas arritjes;

Të gjithë personat SARS CoV-2 POZITIV, pa shenja klinike të mbahen në izolim deri në shërimin e plotë të tyre (sipas OBSH dy teste radhazi negative së paku 24 orë e më së largu 48 orë) e nëse kanë shenja dhe simptoma të rënda klinike të hospitalizohen në Klinikën Infektive;

Të gjithë personat SARS CoV-2 NEGATIV, rekomandohet të vetë-izolohen në shtëpi 14 ditë sipas udhëzimeve të IKSHPK.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY