Pas Beratit dhe Durrësi me vatra të nxehta, shënohen 7 raste të...

Pas Beratit dhe Durrësi me vatra të nxehta, shënohen 7 raste të reja

80
0
Shares

Në qytetin e Durrësit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me Covid-19.

Bëhet fjalë për punonjëset e fasonerisë, të cilave iu mor tamponi një ditë më parë, pasi u identifikua një grua 41-vjeçare pozitive që punonte në këtë fasoneri.

Në këtë fabrikë janë marrë 27 tampone dhe 7 prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke e bërë kështu Durrësin një zonë me rrezik shumë të lartë.

Së bashku me dy rastet aktive të raportuara më herët, 71-vjeçari dhe 41-vjeçarja, të dy banorë të Plazhit, por pa lidhje midis tyre, numri i rasteve aktive në Durrës shkon kështu në 9.

Me heret, u konfirmuan 5 raste ne Berat dhe nje tjeter ne Kruje. Te gjitha priten te konfirmohen zyrtarisht nga ministria e Shendetsise.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY