Debate të forta në Këshillin Politik, zbulohet emaili i Vasilit për anëtarët

Debate të forta në Këshillin Politik, zbulohet emaili i Vasilit për anëtarët

97
0
Shares

Nga brenda mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mes Petrit Vasilit, Oerd Bylykbashit, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, raportohet për debate të forta, që kanë çuar deri në ndërprerjen e bisedimeve, por që kanë rinisur sërish brenda minutash.

Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.

Debati ka ardhur për deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformë. Opozita beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.
Mëngjesin e sotëm u publikua dhe email-i që Vasili kishte drejtuar ndaj anëtarëve të Këshillit Politik, ku thuhej: “Është e qartë se ky qendrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE – ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit.”– thuhet në komunikimin elektronik që mediat kane siguruar.
vijon..
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY