VIDEO/ Raporti vjetor i Autoritetit te Dosjeve: Gentiana Sula: U deklasifikuan 92...

VIDEO/ Raporti vjetor i Autoritetit te Dosjeve: Gentiana Sula: U deklasifikuan 92 mije dokumente

170
0
Shares

Raportimi i AIDSSH-së në Komisionin e Ligjeve për vitin 2019

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit raportoi online për punën e tij gjatë vitit 2019 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e AIDSSH-së, znj. Gentiana Sula bëri një paraqitje të veprimtarisë së institucionit vitin e tretë të funksionimit, mes sfidash e arritjesh në punën e përditshme: 70 mbledhje dhe 843 vendime, nga të cilat 832 vendime unanime, 9 marrëveshje bashkëpunimi, 135 kërkesa institucionale, 286 kandidatë apo zyrtarë të verifikuar, 506 aplikime individuale, 29 kërkesa për zbardhjen e bashkëpunëtorëve, 5 kërkesa për qëllime rehabilitimi dhe dëmshpërblimi, 158 kërkesa për pajisjen me vërtetim për periudhën e internimit apo burgimit, 72 kërkesa për qartësimin e fatit të të zhdukurve, 105 kërkesa studimore e mediatike me 1500 dosje të trajtuara, 92 777 dokumente të deklasifikuara, 170 150 faqe të vëna në dispozicion në 2019. Institucioni ka zhvilluar funksionet e veta në përgjigje të kërkesave të qytetarëve, institucioneve, grupeve të interesit, kërkuesve shkencorë dhe mediave kombëtare e të huaja.

Seanca online u drejtua nga kryetari i Komisionit të Ligjve, z. Ulsi Manja, i cili, në zbatim të rezolutës së Kuvendit 2019, e vuri theksin te çështja e të zhdukurve në diktaturë, duke kërkuar zbardhje të së vërtetës dhe ofruar mbështetje institucionale.

Sipas kryetares Sula, “rezoluta e Kuvendit është zbatuar në pikat e saj sa i takon çështjeve të arkivit, informimit, publikimeve, të zhdukurve dhe ndërveprimit me institucionet e shoqërinë, kryesisht të rinjtë, nëpërmjet veprimtarive të zhvilluara nga AIDSSH. Çështjet e tjera mbeten për t’u zbatuar në vijim. Ndërkohë, përmirësimet ligjore dhe bashkërendimi i punës së institucioneve për avancimin e identifikimit dhe gjetjes së të zhdukurve janë ndër sugjerimet për të ardhmen”.

Bashkërelatori z. Andi Përmeti bëri një paraqitje të punës së AIDSSH, sa i takon administrimit të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, informimit të shoqërisë, kërkimit shkencor dhe edukimit qytetar. Në vijim, znj. Vasilika Hysi u thellua në përshkallëzimin e veprimeve të Autoritetit me pushtetin lokal, sa u takon të zhdukurve dhe përgjegjësive të ndërsjella për identifikimin dhe mostjetërsimin e vendvarrimeve. Z. Korab Lita dhe z. Ulsi Manja ishin pjesë e diskutimit që u përmbyll nga bashkërelatorja, znj. Klotilda Bushka, me prezantimin e projektrezolutës 2020 për AIDSSH.

Në 30-vjetorin e ndryshimeve demokratike në vend që çuan në rënien e komunizmit dhe në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, AIDSSH e zhvillon veprimtarinë e vet “me vetëdije për historinë dhe përgjegjësi për të ardhmen”, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në respekt të vlerave europiane e properëndimore, ku njohja dhe rritja e vetëdijes për trashëgiminë e përbashkët evropiane të krimeve të kryera nga diktaturat komuniste, naziste e të tjera, kanë rëndësi jetike për unitetin e Europës.

Raportimi i AIDSSH-së në Komisionin e Ligjeve për vitin 2019Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit…

Publiée par Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 sur Mardi 5 mai 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY