EMRI/Dëshira e fundit e shqiptarit që humbi jetën nga Covid-19 në Itali

EMRI/Dëshira e fundit e shqiptarit që humbi jetën nga Covid-19 në Itali

551
0
Shares

Një tjetër shqiptar është viktimë e koronavirusit në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se viktima është Altin Hyso, 45 vjeç, i cili ka ndërruar jetë dje në spitalin e Chietit në rajonin e Abruzzo.

Hyso jetonte prej 25 vitesh në Itali dhe kishte kohë që kishte zbuluar një sëmundje të rëndë. Ndërkohë, që jetoi 6 vite me këtë sëmundje, Covid-19 përkeqësoi gjendjen e tij dhe i mori jetën.

Dëshira e tij ishte që të vdiste në shtëpi, pranë të dashurve të tij, por kjo nuk u realizua.

“Dua të vdes në shtëpinë time”, i ka thënë 45-vjeçari stafit mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti ti shohë familjarët në momentet e fundit të jetës.

45-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve minoren dhe punonte në ndërtim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY