EMRI/I frikësohej eliminimit më parë, policia kap në Tepelenë të rrezikshmin nga...

EMRI/I frikësohej eliminimit më parë, policia kap në Tepelenë të rrezikshmin nga Tirana

383
0
Shares

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar në Tepelenë gjatë paradites së sotme duke iu kapur armë dhe drogë me vete.

Arrestimi ka ardhur pak minutash pas një kontrolli rutinor që është ushtruar në afërsi të qytetit të Tepelenës.

Personat e arrestuar Bledi Haka 32 vjeç dhe Rigert Çekani 30 vjeç të dy nga Tirana u janë gjetur në automjet 10 gramë kokaine si dhe një pistoletë TT dhe një thikë.

Haka ka histori me policinë pasi më shumë se gjatë muaj më parë është arrestuar sërish në Tiranë me një makinë luksoze të cilës i kishte vendosur bllokues valësh pasi i trembej një eliminimi të mundshëm me eksploziv.

Në fakt ai nuk është një emër i panjohur pasi në vitin 2012, për shkak të një konflikti në një lokal ka përfunduar i plagosur.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY