Terroristi nga Taxhikistani u ndihmua nga familja e një ish-deputeti, zbulohet motivi...

Terroristi nga Taxhikistani u ndihmua nga familja e një ish-deputeti, zbulohet motivi i ardhjes në Shqipëri

341
0
Shares

Një 24-vjeçar nga Taxhikistani është arrestuar nga anti-terrori pasi dyshohet si anëtar i një celule terroriste në Gjermani.

Komron Zukhurov është ndaluar nga policia mbrëmjen e të mërkurës pranë Bulevardit Zogu i 1, zonë në të cilën kishte marrë me qira një banesë. Bazuar të dhënave të sistemit TIMS, i riu ka mbërritur në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit, më 17 shkurt të këtij viti.

Për mbërritjen në vendin tonë i riu është ndihmuar nga familja e një ish-deputeti, pasi bashkëshortja e tij rezulton të jetë halla e 24-vjeçarit. Ata i kanë siguruar fillimisht vizën dhe më pas strehimin, por duke mos patur informacione për aktivitetin e tij në Gjermani, shkruan Ora News.

Policia e shtetit shprehet se 24-vjeçari nga Taxhikistani ndodhej në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste, konkretisht anëtar i celulës terroriste në Gjermani për të bërë Xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Zukhurov, rezulton të jetë bashkëpunëtor i 4 personave të arrestuar më 15 prill në Gjermani, si të dyshuar për krijimin e celulës terroriste.

Sipas autoriteteve gjermane, këta shtetas ishin kontraktuar për të kryer një vrasje në Shqipëri kundrejt shumës 40 mijë euro, por që kishte dështuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY