Terroristi i ISIS që u arrestua në Tiranë, zbulohet se jetonte me...

Terroristi i ISIS që u arrestua në Tiranë, zbulohet se jetonte me qira pranë qendrës

273
0
Shares

Policia sot njoftoi arrestimin e nje shtetasi te rrezikshem i cili ishte pjese e nje organizate terroriste.  Një shtetas nga Taxhikistani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania u arrestua  nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Sipas hetimeve 24 vjeçari Komron Zukhurov dyshohet se ishte pjese e një celule terroriste e i cila ishte themeluar edhe në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Burimet bëjnë të ditur i riu ka hyrë në Shqipëri nga Rinasi rreth 2-3 muaj më parë dhe ka jetuar në Tiranë ne nje shtepi me qera afer qendres. Ai është kapur në zonën e bulevardit.

“24 vjeçari me inicialet K. Z nga Taxhikistani  ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS)” informoi sot policia e shtetit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY