Parlamenti grek jep lajmin: Së shpejti miratohet ligj për punëtorët sezonalë shqiptarë

Parlamenti grek jep lajmin: Së shpejti miratohet ligj për punëtorët sezonalë shqiptarë

450
0
Shares

Mungesa e punëtorëve sezonalë që shkojnë në Greqi për të mbledhur qershi dhe pjeshkë duket se do ta detyrojë parlamentin e shtetit fqinj të miratojë një ligj të posaçëm për të zgjidhur këtë ngërç që është krijuar atje. Këtë e ka pohuar në një program radiofonik vetë Ministri i Zhvillimit Rural në Greqi, Makis Voritis.

“Brenda javës do të dorëzojmë një ligj në Parlament në mënyrë që çështja e fermerëve sezonalë nga Shqipëria që punojnë në Greqi, të marrë një zgjidhje. Me garanci shëndetësore do të kemi numrin e punëtorëve që na duhen, në mënyrë që të mos ketë ndonjë çrregullim, sidomos për produktet e prodhuara në maj dhe qershor si qershia dhe pjeshka”, u shpreh Voritis.

Ministri është shprehur në mediat greke për këtë çeshtje qënë 22 prill. Në të njëjtën ditë, kryeministri Rama u shpreh se po bisedohej me palën greke për të gjetur një zgjidhje.

Sakaq, orët e fundit prodhuesit grekë bënë thirrje për hyrjen e 7 mijë punëtorëve shqiptarë në vendin e tyre, pasi pemët nuk presin. Ata thonë se në fillim të majit, punimet në fusha do të duhet të fillojnë, përndryshe do të humbasin prodhimet. Përfaqësues të shoqatave të agrobisnesit shprehen se 90% e punëtorëve në fushat greke vijnë nga Shqipëria dhe paguhen mesatatarisht me 30 euro në ditë.

Prodhuesit sugjerojnë që punëtorët të transportohen me autobus, ku t’iu nënshtrohen testeve për koronavirus

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY